Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja e kryeministrit sllovak, vjen reagimi i parë nga Kosova

Gazeta10
15 May 2024 - 16:18

 Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pas plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Gërvalla ka shkruar se zemrat e kosovarëve janë me kryeministrin sllovak duke i uruar shërim sa më të shpejt. Ministrja e jashtme ka thënë se autorët duhet të ndëshkohen.

 “Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij.Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar Gërvalla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.