
Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, me një super panel, që përfshin Bekim Isufin, Tahir Lushtakun, Omer Bunjakun, Alban Hysenin e Avni Haxhiun.
Trajneri i mirënjohur kosovar dhe analisti i emisionit “Kampionët”, Bekim Isufi dha mendimin e tij rreth kampionit të Kosovës në futboll.
Ai tha se Ballkani arriti të shpallet më i miri me plotë meritë.
“Ballkani arriti të mbrojë titullin e kampionit për këtë edicion me shumë meritë, ishte një garë e ngushtë me Llapin e Dritën, mirëpo ia doli në fund” – tha ai.
Tutje, ai potencoi edhe pikën e dobët të Ballkanit.
“Pika më e dobët e Ballkanit këtë edicion ka qenë sulmi, pasi dështonin të konkretizonin disa aksione, duke qenë në mungesë të një sulmuesi pykë” – tha ai.
Ndërkohë, ai tha se faktori kyç i Ballkanit këtë edicion ishte harmonia ekipore, mbajtja e shtyllës së ekipit që u shpall kampion në dy sezonet paraprake.