Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Alban Hyseni komenton derbin: “E merituam fitoren ndaj Dritës, derbit i ka humbur hijeshia në vitet e fundit”

Gazeta10
19 May 2024 - 23:38

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, me një super panel, që përfshin Bekim Isufin, Tahir Lushtakun, Omer Bunjakun, Alban Hysenin e Avni Haxhiun.

Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni foli rreth derbit të Anamoravës.

“Ishim më të mirë se Drita në derbi, edhe pse në derbi asnjëherë nuk ka favorit. Vendosëm të sulmojmë gjatë gjithë ndeshjes, dhe kërkonim golin e radhës, pasi nuk ishim të ngopur vetëm me një” – tha ai.

Tutje, Hyseni foli edhe për derbin në përgjithësi.

“Derbit paksa i ka humbur hijeshia, faktor kryesor është mungesa e infrastrukturës, tifozët po përtojnë të vijnë. Më herët është folur disa ditë para ndeshjes, tash nuk e ka vëmendjen e duhur” – tha ai.

Gjilani gjatë  ditës së shtunë arriti të mposhtë Dritën me shifrat 2-1, duke vazhduar rrugën për mbijetesë në elitë pa barazh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.