Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti vazhdon takimet me diplomatet amerikane, sot pasdite i shkon në zyrë Zëvendës Ndihmës Sekretarja Chulick

Gazeta10
20 May 2024 - 11:21

Kryeministri Albin Kurti do ta presë në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, njofton zyra e tij.

Takimi pritet të fillojë në orën 14:30.

Ky takim vjen një ditë pasi Kurtit në zyrën e tij në Qeveri i shkoi Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen.

Allen u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë, duke e përmendur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si hap thelbësor për anëtarësimin euroatlantik të vendit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.