Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Operacion i madh i Policisë në veri: Bastisje në disa institucione financiare

Gazeta10
20 May 2024 - 16:32

Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në veri.

“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është edhe ATK-ja”, ka thënë ai.

Ndërkaq, portali lokal nga Mitrovica, Kosovo-Online raporton se Policia ka bastisur edhe ndërtesën e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.