Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthen Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët

Gazeta10
20 May 2024 - 22:08

Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Për opsionet e shkarjes në zgjedhje të parakohshme dhe se ‘A po i vije fundit Qeverisë Kurti’, sonte është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se Albin Kurti e ka humbur besimin e aleatëve të Kosovës.

Sipas tij, me veprimet e fundit Albin Kurit më nuk e ka mbështetjen e ndërkombëtareve.

“Për aleatët e Kosovës Albin Kurti nuk vlen më si kryeministër i vendit”, ka thënë Matoshi.

Megjithatë Matoshi ka thënë se Kurti duhet të qojë deri në fund mandatin e tij.

“Sepse nuk ndryshon asgjë nëse shkojmë në zgjedhje’, ka thënë tutje Matoshi. /Gazeta10/

Debatin Matoshi, Çollaku dhe Gashi e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.