
Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në dorëheqje para bashkësisë ndërkombëtare.
Sipas tij, Kurti e ka humbur besimin para aleatëve dhe askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me të, raporton gazeta10.
“Albin Kurti është në zor të madh sepse ndryshe nuk do t’i ftonte partitë opozitare për të bërë marrëveshje me ta”, ka thënë Matoshi në emisionin ‘Gallatë’ në Kanal10.
Matoshi thekson se me dërgua Kurtin në zgjedhje pa dorëheqjen e tij do të ishte shpërlaje e fytyrës për kryeministrin. /Gazeta10/