
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vrasjen e Lulzim Fejzullahut në Podujevë.
18 vjeçari ishte rrahur për vdekje me mjete të forta në njërën prej lagjeve të këtij qyteti dhe verdikti për dorasit është dhënë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Njëri nga të akuzuarit është dënuar me 10 vite burg, tjetri me 9.
Pas rastit, jashtë gjykatores kanë folur avokati i familjes së viktimës dhe xhaxhai i viktimës.