Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryediplomati italian kërkon që Kosova t’i përmbushë zotimet e marra në dialog

Gazeta10
24 May 2024 - 17:21

Kreu i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, ka qëndruar sot për një vizitë në Beograd. Ai ka takuar kryeministrin serb atje dhe kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tajani ka thënë se Kosova duhet t’i respektojë obligime te marra, duke e theksuar Asociacionin.

 “Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”, ka deklaruar Tajani.

Italai ka qenë një prej shteteve që e ka kushtëzuar përkrahjen për anëtarësim në Këshill të Evropës me nisjen e themelimit të Asociacionit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.