Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: AAK s’lëviz nga qëndrimi; Qeveria duhet ta përmbyllë mandatin me dorëheqje

Gazeta10
27 May 2024 - 18:33

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur me një letër kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, të cilit ia ka bërë të qartë se “rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin”.

Kreu i AAK-së e ka bazuar këtë argument në pretendimin se qeveria Kurti është përgjegjëse “për gjendjen e krijuar”.

Kësisoj, Haradinaj tha se AAK-ja nuk bën hapa prapa qëndrimit se qeveria aktuale duhet ta përfundojë mandatin me dorëheqje.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Të premten e 24 majit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u dërgoi nga një letër kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aty, kreu i PDK-së ka ripohuar qëndrimin e Partisë Demokratike për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

“Sot, ua kam dërguar nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kam ritheksuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.