Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Shpërbërja e Kuvendit po shkon drejt dështimit

Gazeta10
27 May 2024 - 21:36

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Janë dy partitë politike, Vetëvendosje dhe PDK që po insistojnë në shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Komentatori politik, Fidan Rama mendon se shpërbërja e Kuvendit po shkon drejt dështimit.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Rama ka thënë se ka kundërshtime tek deputetët e Vetëvendosjes dhe pakice për të votuar për shpërbërjen e Kuvendit, raporton gazeta10

“Informacionet e fundit janë që shpërbërja e Kuvendit po shkon drejt dështimit sepse vetëm PDK dhe Vetëvendosje kanë shprehur një vullnet të tillë, por ka kundërshtime edhe brenda deputetëve të Vetëvendosjes dhe të pakicave të cilët hezitojnë më dhënë votën e tyre për shpërbërje të Kuvendit”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.