Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shpërthen Matoshi: Kurti mendon që është si Lenini!

Gazeta10
27 May 2024 - 22:05

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Panelistët kanë dhënë mendimet e tyre rreth opsioneve për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Një nga opsionet është përmendur edhe dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.

Komentatori politik, Halil Matoshi e ka quajtur dështim epokal mosanëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton gazeta10.

Sipas tij, këtë dështim Albin Kurti po e kamuflon me tëmën për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

“Republika e Kosovës nuk ka guxuar të dështojë në Këshill të Evropës. Pas liberalizmit të vizave, kryeministri Albin Kurti do ta merrte Këshillin e Evropës dhe tash Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe kështu do të ishte një nga kryeministrat me të suksesshëm. Por ja që nuk di të mendoj me vizion, nuk di çfarë sjell e ardhmja, se nuk studion, nuk ka analizë kritike për vete, por mendon që gjeni, mendon që është Lenini”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.