
Seanca në Gjykatën Themelore ka përfunduar sot gjatë ditës, ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri Hekuran Murati e disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, u paraqiten në lidhje me rrahjes që kishte ndodhur në Kuvendin e Kosovës, para gati një viti.
Palët në këtë seancë janë pajtuar që çështja të kryhet me negocim.
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka komentuar përleshjen që ishte shfaqur në Kuvend.
Sipas tij, kjo përleshje ishte nxitur nga vet anëtarët e Qeverisë.
“Sjelljet e Besnik Bislimit prej mangupit. Besnik Bislimi ka qenë deputetë në Vetëvendosje kur i ka ardhur koha Besnik Bislimit me gjuajt gazin lotsjellës ka dhënë dorëheqje dhe ka thënë unë nuk guxojë me bë këtë sen, e la deputetin dhe nuk e gjuaj. Dhe, nëse ju kujtohet Besnik Bislimi dorëiqet nga deputetin momentin kur i vjen radha atij me gjuajt gaz”, është shprehur Nushi.
Ao tutje ka komentuar edhe sjelljen e deputetit Armend Muja i cili i vihet në mbrojtje kryeministrit Kurti.
“Ylli i ditës ka qenë Armend Muja sikur supermen me mbrojt liderin”, ka thënë Nushi. /GAZETA10/
Për më shumë ndiqeni videon