Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci takohet me të dashurin e Loredanes – E quan “dhëndërr të Kosovës”

Gazeta10
04 June 2024 - 11:02

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë një postim interesant në faqen e tij në “Facebook”.

Ai ka publikuar një fotografi me dy yjet e Borussia Dortmundit, Emre Can dhe Karim Adeyemi.

Madje, Adeyemin e quan si “dhëndrri i Kosovës”, pasi ky i fundit është në një lidhje dashurie me reperen kosovare, Loredana Zefi.

Ai bëri me dije se takimi ishte rastësor në Aeroportin e Prishtinës.

“Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës. Kosova është e madhe për miq!”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.