Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme/ Vdes një person, ra në kontakt me rrymën elektrike

Gazeta10
05 June 2024 - 0:18

Një person ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën në fshatin Reçan, Komuna e Suharekës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë, Vesel Gashi.

Ai tha se viktima i identifikuar si G.G., lindur në vitin 1981, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Një qytetar iu ka afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen,” shpjegoi Gashi.

Hetimet fillestare kanë nisur dhe rasti po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.

Prokurori në vendin e ngjarjes ka kryer hetimet e nevojshme. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.