
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47.
Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, policia thotë se në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor. /Gazeta10/
