Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Danimarka nuk e ka pezulluar marrjen me qira të burgjeve, jemi në kontakt me ta

Gazeta10
19 September 2022 - 16:49

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë, sot para medieve ka deklaruar se nuk është i vërtetë lajmi për pezullimin e vendimit për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkës.

Ajo ka thënë se shumë shpejtë kjo marrëveshje do të implementohet, transmeton Gazeta10.

“Ky lajm nuk është i vërtetë, në orët e hershme të mëngjesit në lajmet e Kosovës ka qarkulluar lajme se Danimarka ka pezulluar këtë vendim, dhe sigurisht se ne kemi qenë në komunikim…duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të përbashkët, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm”, tha Haxhiu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.