
Afaristi i njohur, Ragip Musatafa përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se grupi i veteranëve nga Mbretëria e Bashkuar kanë ardhur në Republikën e Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës vizituan kompaninë Beni Dona.
Ai shprehet mirënjohës përgjithmonë ndaj veteranëve për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës, raporton Gazeta10.
“Mbështetja e veteranëve të Mbretërisë së Bashkuar ka qenë dhe mbetet në kujtesën e popullit tonë dhe u jemi mirënjohës përgjithmonë për shërbimin e tyre dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Ju faleminderit përgjithmonë! & Kosovo
”, thuhet në postimin e tij./Gazeta10