
Zenun Nimani nga SBAShK-u ka thënë se po presin që të dialogojnë me qeverinë për gjetjen e një zgjidhje për grevën.
Nimani në Info10, ka deklaruar se po presin që në këtë çështje të ndërhynë edhe Drejtorja e Sindikatave Europiane, transmeton Gazeta10.
“Nuk shkohet në pafundësi, po presim që të pranojmë dialog, të ulemi në dialog, po presim që të ndërhynë edhe Drejtorja e Sindikatave Europiane, e cila që të mërkurën e kaluar i ka ndërprerë vizitat dhe është duke pritë një takim me Kryeministrin tonë….Ajo është duke pritë një përgjigje prej Kurtit, i cili nuk ka dhënë ende një të tillë”, ka thënë ai./Gazeta10