Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rrihen mes vete disa persona në Ferizaj, dy dërgohen në spital

Gazeta10
13 June 2024 - 23:45

Një përleshje ka ngjarë në një lokal në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Si pasojë e rrahjes, lëndime kanë pësuar dy persona, dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ndërkaq, policët kanë shoqëruar një person në stacionin e policisë dhe janë në kërkim edhe të personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 13.06.2024 rreth orës 22:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj. Ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat e para dyshohet se në një lokal disa persona janë përshirë në rrahje dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policët kanë shoqëruar një person në stacionin e policisë dhe janë në kërkim edhe të personave tjerë të përfshirë në këtë rast. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar”, tha Veseli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.