Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klubi i Biznesit të Kosovës takohet me kongresmenin John Moolenaar: Tregoi interes të veçantë për nismat tona dhe angazhimin tonë

Gazeta10
14 June 2024 - 10:15

Klubi i Biznesit të Kosovës ka zhvilluar një takim produktiv me kongresmenin John Moolenaar.

Ky takim është vlerësuar si hap i rëndësishëm në në përpjekjet për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, Moolenaar ka treguar interes të veçantë për nismat e klubit dhe angazhimin për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të huaja në Kosovë.

“Diskutuam mbi projekte konkrete që synojnë të sjellin përfitime të ndërsjella dhe të kontribuojnë në rritjen ekonomike të dy vendeve tona. Faleminderit Kongresmen Moolenaar për mbështetjen dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës! Ne do të punojmë të ndërtojmë një bashkëpunim të fortë dhe të qëndrueshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.