Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Mrasor të Rahovecit, lëndohen 7 persona

Gazeta10
16 June 2024 - 23:35

Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mrasor të Rahovecit, rruga Gjakovë – Klinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Reporteri.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtat persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.