
Komentatori politik Halil Matoshi dhe deputeti i VV-së, Enver Dugolli janë përplasur ashpër në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, përderisa ishin duke debatuar për dialogun me Serbinë.
Matoshi fillimisht ka thënë se kryeministri Kurti u ka premtuar ndërkombëtarëve themelimin e Asocacionit.
“Nëse i referohemi politikave të BE-se dhe të jashtme, sapo e tha (Lajçak) se unë besojë se Asociacioni do të krijohet , tash ja ku e kemi përfaqësuesin e shumicës në Kuvend (deputetin Dugolli) le të na thotë a do të krijohet apo s’do të krijohet sepse siç e kemi parë gjatë krejt vitit brenda (Kurti) ka dhënë krejtësisht tjera fjalë, kurse këtyre të huajve u thotë krejtësishtë tjera fjalë, do të thotë i ndërron qëndrimet si çorapët”, ka thënë Laj”, ka thënë Matoshi
Tutje Matoshi ka thënë se pushteti aktual ia ka la trunin popullit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Dugolli duke thënë se Matoshi po e nënçmon popullin.
Ai ka thënë se beson në popullin dhe andaj i ka hyrë politikës për t’i shërbyer popullit. /GAZEETA10/