Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi kritik për Zhegrovën: E ka bo fet me Kosovën e tash del e përkrah Shqipërinë

Gazeta10
19 June 2024 - 20:49

Kombëtarja e Shqipërisë sot ka arritur një barazim historik me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Komentatori politik, Halil Matoshi duke komentuar pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka qenë goxha kritik ndaj futobllistëve të Kosovës.

Sipas tij, për shkak të mos angazhimit të madh të tyre, Kosova nuk ka arritur të kualifikohet në ‘Euro2024’, raporton gazeta10.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka qenë fort kritik ndaj Edon Zhegorës i cili sot ndeshjen Shqipëri – Kroaci ka zgjedhur ta shikojë në zyrat e LDK-së me kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

“E ka bo fet me Kosovën e tash shfaqet simpatizues i Shqipërisë”, ka thënë Matoshi.

“Lojtarët e Kosovës janë treguar pa karakter, jo patriot në fushë. Pra janë treguar manikenë, e të tillë Kosova ka sa të duash, por futbollistë të mirë nuk ka”, ka shtuar Matoshi. /Gazeta10/

Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.