Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në Ditën e Refugjatëve, Clinton publikon fotografi nga vizita që u bëri refugjatëve nga Kosova më 1999

Gazeta10
20 June 2024 - 23:30

20 qershori është Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

Në shënim të kësaj dite, Qendra Presidenciale Clinton ka publikuar disa fotografi nga vizita që ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe familja e tij, zhvilluan në Maqedoni në qershor 1999 ku po strehoheshin refugjatët e ikur nga lufta në Kosovë.

“Familja Clinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Presidenti Bill Clinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre.”, thihet në postimin e klsaj qendre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.