Lajme

Vdes një person pasi një shpërthimi në portin e Sarandës

Gazeta10
25 Qershor 2024 - 8:00

Një person ka vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në portin e Sarandës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur 100 metra larg portit, në një anije ku ka shpërthyer bombola e oksigjenit, dhe personi i cili do të zhytej në ujë ka mbetur i vdekur, shkruan TopChannel.

Raportohet se në këtë anije ishin dy persona.

I plagosuri u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve.

Viktima është shtetas i huaj, por që nuk është bërë i ditur identiteti i tij.

Hetimet kanë filluar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tragjike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.