Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Qalaj: Veprimet e Stanos janë jo korrekt ndaj Kosovës, pasi BE-së i ishte dërguar raport menjëherë pas sulmit në Banjskë

Gazeta10
25 June 2024 - 18:27

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj raportit të dërguar nga shteti i Kosovës është tentativë për blerjen e kohës dhe ikjes së përgjegjësisë në rastin e 24 shtatorit.

Qalaj në emisionin Raport të Kanal 10, tha se veprimet e Stanos janë jo korrekt ndaj institucioneve të Kosovës, pasi atyre iu ishte dërguar raport menjëherë pas sulmit në Banjskë.

“Fatkeqësisht këto janë këto përlasje mes qeverisë së Kosovës dhe përfaqëuseve të BE-së, çështja e sulmit terrorist  në Banjskë veçse dihet, dhe mendoj që bashkësia ndërkomëbtare, në këtë rast z. Stano janë jo korrekt në raport me Kosovën, meqenësene e dimë se ata e kanë marrë një raport nga institucionet e Kosovës menjëherë apo disa ditë pasi që ka ndodh sulmi terroriste, e që në atë kohë ishte kërkuar që raporti të hartohej nga institucionet ndërkombëtare”.

Tutje, deputeti Qalaj, tha se reagimet e fundit nga BE, i sheh si ikje e përgjegjësisë nga presioni që do i duhej bërë shtetit serb.

“Nuk e kam të qartë se çfarë raporti ka kërkuar Z. Stano, kërkimi i raportit nga BE është vetëm blerje kohe dhe ikje nga përgjegjësia që ka edhe BE, të cilët nuk i bëjnë presion sa duhet Serbisë për përgjegjësinë që ka në raport organizimin, mbështetjen të terroristëve që operuan atë ditë në Banjskë”./ Gazeta10

https://youtu.be/wMLfujXGPjc?si=Nj0i2LQz7swvtv3L

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.