Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq i bindur: Me ose pa Kurtin, Asociacioni do të bëhet

Gazeta10
25 June 2024 - 21:05

Gazetari serb Branislav Kërstiq është shprehur i bindur se Asociacioni i komunave serbe do të bëhet me ose pa kryeministrin Albin kurti.

Kërstiq në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadkun në Kanal1m, ka thënë se Kurti duhet të di t’i respektoj obligimet ndërkombëtare.

“Është momenti i fundit që Kurti me kuptuar se çka janë obligimet ndërkombëtare, çka është duke kërkuar bashkësia ndërkombëtare nga ne që me i plotësuar obligimet që i kemi marrë”.

Tutej ai ka thënë se hapi i parë që duhet ta bëjë Qeveria është që ta dërgojë draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse Kurti nuk e qon (draftin e Asocacionit në Kushtetuese) do të ballafaqohet me një izolim nga SHBA-të dhe BE-ja”, ka thënë Kërstiq.

Ai ka thënë se qëndrimi i ndërkombëtarëve lidhur me Asociacionin është i qartë se ai do të bëhet pavarësisht se kush është në krye të qeverisë.

“Me Kurtin ose pa Kurtin Asociacionin do të behët”, është shprehur Kërstiq. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.