
Adnan Rrustemi nga partia në pushtet, LVV-ja, shpreh një dozë pesimizmi sa i përket rezultatit të takimit të nesërm Kurti- Vuçiq.
Rrustemi për dokumentarin e realizuar nga “Politiko” në Kanal10, thotë se nuk pret asgjë konkrete sepse sjellja e Serbisë tregon mungesë vullneti për arritjen e një Marrëveshjeje.
“Natyrisht që duke i marrë parasysh sjelljet e Serbisë gjatë këtyre viteve, unë nuk jam optimist se nga ky takim do të dal diçka konkrete, natyrisht uroj që të ketë ndonjë dakordim por që, krejt sjellja e Serbisë gjatë këtyre viteve, qoftë edhe me dialog, e me veprime deri tek sulmi në Banjskë dëshmojnë që Serbia nuk është e interesuar për stabilizim