
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj nuk beson se do të ketë ndonjë rezultat konkret gjatë takimit Kurti-Vuçiq që do të realizohet nesër në Bruksel.
Qalaj në reportazhin e realizuar nga “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ky takim do të përfundojë pa ndonjë rezultat.
“Vetëm një takim i radhës pa ndonjë rezultat, do të diskutohet normalisht për çështjen e formimit të Asociacionit edhe pse kryeministri Kurti ka deklaruar se kjo nuk do të jetë temë, mirëpo është e pashmangshme dhe besojë se do të jetë vetëm takim i radhës dhe asgjë me shumë”, ka thënë Qalaj. /GAZETA10/