Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kaplohet nga zjarri objekti i ri i QKMF-së në Lipjan

Gazeta10
26 June 2024 - 11:07

Objekti i ri që është në ndërtim e sipër i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është kapluar nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Ushtruesi i detyrës së komandantit të zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli tha se zjarri tashmë është lokalizuar.

“Ne lajmin e kemi marr për banesë, fatmirësisht ka qenë izolim i bodrumit. Është objekti i ri i QKMF-së në Lipjan” – tha Shamolli.

Ai tutje tha se materiali i djegur është stiropor e se dëmet janë minimale.

I njëjti tregoi se nuk ka ndonjë person të lënduar nga ky zjarr.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.