
Në lagjen Emshir të Prishtinës, mbrëmë pas mesnate janë djegur tri vetura në bodrumin e një banese.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetea10 Malë Gashi, nga zjarrfikësit e Prishtinës, i cili ka njoftuar se edhe dy vetura të tjera janë djegur pjesërisht.
Ai tha se informatën për zjarrin e kanë marrë në ora 1:16 minuta, dhe menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të intervenuar.
Gashi ka treguar se si pasojë e zjarrit, tymi kishte depërtuar edhe brenda banesave dhe kishe krijuar panik te qytetarët.
30 prej tyre, ai tha se i kanë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore.