
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Raport të Kanal 10, ka deklauar se se sondazhet e publikuara ditëve të fundit janë të lidhura me vizitën e kryeminsitrit Kurti në Bruksel.
Sipas Hazirit, veprimet e Kurtit tregojnë për një axhendë të fshehur, që sipas tij tregon rrezikun e procesit të dialogut.
Nuk është vetëm fundit i mandatit të Borell dhe Lajçak, por është edhe fundi i mandatit të z.Kurti, në sondazhet e djeshme të dalura në publik kanë dal me arsye të
qëndrueshme që z. Kurti nuk paraqitet sot politisht i qëndrueshëm dhe i fort para këtij takimi, ne besojmë që këto sondazhe janë të pasqyruara reale që të lidhet me këtë vizitë”.
tutje, Haziri tha se qëndrimet e përbashkëta politike mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës mund të përafrohen nëse ka dakordim për parimet: jemi marrë vesh për tu mos u marrur vesh.
“Nëse ka një dakordim për një takim, në parim jemi marrë vesh për tu mos u marrur vesh atëherë nuk ka dallim kjo pikë i bashkon ata, dhe ky qëndrim i përbashkët politik i ofron ata sepse z Vuçiq është në fillim të mandatit të tij, përkundër që ai njihet prej neve dhe të tjerëvë si autorkaci , por kjo është problem i Serbisë por në Kosovë ne po vuajmë për adminsitrim, nuk kemi qeverisje, poflasim për një adminsitrim të Kosovës, dhe kur liderët politik e shfrytëzojnë përceptimin publik përmes sondazheve për treg politik, kjo tregon qartë qe ka një agjendë të fshehur aty”.
Kurti vet fakti që nuk e fton kuvendin me tregu qëllimin këtij takimi, pozicionin e Kosovës, në këtë fazë tegon qartë që ai ka një agjendë të fshehur dhe kjo tregon një shkallë rreziku që ka ky proces”. /Gazeta10