Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministrja Gërvalla takon Kryesuesin e Grupit të Partive Popullore, në fokus finalizimi i anëtarësimit në KiE

Gazeta10
27 June 2024 - 16:58

Në kuadër të takimeve të zhvilluara në Këshillin e Evropës në Strasburg, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar deputetin kroat, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Davor Ivo Stier, ndaj të cilit ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh të grupit të partive popullore, përkatësisht delegacionit kroat në mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Mbështetja e palëkundur e Stier dhe delegacionit kroat ka qenë vendimtare në arritjen e një shumicë të jashtëzakonshme prej 82% të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,” tha Ministrja Gërvalla.

Ministrja Gërvalla gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.