Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak në Dubrovnik, takon kryeministrin kroat, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
29 June 2024 - 14:50

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar për një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Ai tha se me të ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjatë Forumit të Dubrovnikut në takim me Miroslav Lajçak. Diskutuam situatën politike në Europën Juglindore dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Gjithashtu, Plenkoviq u takua edhe me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien, me të cilin tha se foli për marrëdhëniet e shtetit të tij me SHBA-në.

“Në takim me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe Kroaci-SHBA. Ne vazhdojmë bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe energjisë dhe dialogun cilësor për një sërë çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë mbështetjen e fortë për Ukrainë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.