Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj në një takim me mërgimtarë në Gjermani: Besimin do t’ua kthejmë me punë e zhvillim, me anëtarësim në NATO

Gazeta10
30 June 2024 - 15:48

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pati një takim përmbyllës me mërgimtarë e struktura të partisë në Gjermani, ku qëndroi për disa ditë.

“Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai tha se besimi i tyre në AAK-në do t’u kthehet me punë, ndërsa përmendi anëtarësimin në NATO.

“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, shkroi Haradinaj.

“Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.