Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stuhia e paralajmëruar, bie çatia mbi disa vetura në Prishtinë

Gazeta10
02 July 2024 - 15:19

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka paralajmëruar stuhi në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Edhe komuna e Prishtinës u përfshi sot nga disa erëra të fuqishme, që zgjaten disa minuta.

Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar disa dëme materiale, ku një pjesë e një çatie ka rënë mbi disa vetura, të cilat ishin në parking.

Në disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se rasti ka ndodhur në Pejton, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.