Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ekstradohet nga shteti i Francës personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Gazeta10
02 July 2024 - 15:20

Policia përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dje e ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të kosovarit A.R., i vitit 1995.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej 2 vite e 4 muaj për veprat penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’”.

“Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.