Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫et 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐢𝐬𝐡-𝐤𝐨𝐦𝐚𝐧𝐝𝐚𝐧𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐅𝐎𝐑-𝐢𝐭, 𝐆𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐥 𝐄𝐫𝐡𝐚𝐫𝐝 𝐁𝐮̈𝐡𝐥𝐞𝐫

Gazeta10
02 Korrik 2024 - 18:01

Gjatë ditës së sotme, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneral Erhard Bühler.

Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit, për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.