Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Po presin zgjedhjet presidenciale në SHBA’ – Hoxha : Serbët s’janë të interesuar për normalizim

Gazeta10
03 July 2024 - 18:30

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka komentuar takimin e kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të mbajtur të martën në Bruksel.

Sipas tij, ky takim ishte pakuptimt pas kushteve të vëna nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti në takimin e fundit qe kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në emisionin ‘Raport’ në Kanal10, Hoxha vlerëson se Serbia nuk është e interesuar për normalizim të raporteve me Kosovën.

Sipas tij, edhe nëse themelohet Asociacioni, Serbia prapë do të vazhdojë me përpjekjet e saj për destabilizimin e Kosovës, raporton gazeta10.

“Po të formohej sot Asociacioni ju do ta shini se kjo nuk do t’i mjaftojë Serbisë. Ata themelimin e Asociacionit e kanë pretekst për ta dobësuar funksionimin e shtetit të Kosovës, sepse kërkesat e tyre sado që të materializohen ato nuk janë të mjaftueshme sepse ka një skenar me të gjerë”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka theksuar se Serbia i ka varë shpresat tek fitorja e Rusisë në luftën në Ukrainë dhe fitorja e Donald Trump në SHBA për të realizuar planin e saj e që është destabilizimi i Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.