Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajqinovci ankohet se LDK-ja po e sulmon me “profile fake” në Facebook

Gazeta10
04 July 2024 - 14:16

Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka bërë një akuzë të çuditshme në adresë të LDK-së.

Bajqinovci pretendon se LDK-ja po e sulmon me profile të rreme në Facebook. Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka publikuar edhe disa “screenshots”, ku ka shkruar se këto profile po deziformojnë tërë kohën.

“LDK-ja, përmes ushtrisë së profileve FAKE të Facebook-ut, po përpiqet të sulmojë dhe dezinformojë tërë kohën në faqen time në Facebook.

Është e qartë se përkrahja e qytetarëve i ka shqetësuar shumë, por këto përpjekje të tyre për të hapur faqe të rreme për progandë nuk po funksionojnë.

Këto janë profilet e ushtrisë së Facebook-ut të LDK-së dhe shkrimet e tyre në faqen time të Facebook-ut” – ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.