Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

QKUK reagon pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy kardiologëve

Gazeta10
09 July 2024 - 15:46

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Aktakuza ndaj dy kardiologëve E.H. dhe L.K. është ngritur më 31 maj, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pranuar atë më 16 qershor.

Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në reagim thuhet se QKUK do të trajton rastin sipas legjislacionit në fuqi.

“Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit të njësisë të po kësaj klinike. QKUK, rastin do ta trajtojë konform legjislacionit në fuqi, përmes sektorit të burimeve njerëzore. I sigurojmë të gjithë, se do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.

Ndryshe, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha se dy kardiologët akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.