Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor apelon që të mos ndizen zjarre nëpër zona malore

Gazeta10
10 July 2024 - 12:32

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë apel te qytetarët dhe bjeshkatarët që të mos ndezin zjarrje nëpër male.

“Ditëve në vijim nga shërbimet meteorologjike paralajmërohet se mbi vendin tonë do të mbretërojnë temperatura të larta. Andaj keni kujdes, dhe mos u bëni shkaktar i përhapjes së zjarreve në malet tona të bukura.”

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka thënë që mos të lejohet dëmtimi i pasurisë kombëtare, të mos ndizen zjarre në male, pyje dhe parqe kombëtare, të mos hudhen filterat e duhanit.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka publikuar disa numra ku mund të thirrni nëse vëreni zjarre: 112, 192, 193.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.