Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj diskuton programin zgjedhor të AAK-së me Rrahman Jasharajn e SBASHK-ut, premton 50% rritje të pagave në Arsim

Gazeta10
10 July 2024 - 14:59

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, për t’u njoftuar me “sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi”.

Haradinaj tha se me të i ka ndarë 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029.

“E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës!”, ka shkruar Haradinaj pas takimit.

Ai tha se “unë personalisht dhe Aleanca kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve”.

“Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.