Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala për Osmanin: Filozofia politike e saj “kleçkë për Albin Kurtin, por atë veç e forcon”

Gazeta10
10 July 2024 - 20:46

Me ftesë të Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Amerikë po qëndron e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Atje e para e vendit është takuar me zyrtarë të lartë amerikan.

Për vizitën e saj në Amerikë dhe ftohen e raporteve SHBA-Kurti, sonte është debatuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se Vjosa Osmani ka pas tendencë për t’ia qitur ‘kleçkën’ Albin Kurtit, raporton gazeta10.

Mirëpo sipas tij, Osmani e ka kuptuar se nëse ja qet ‘kleçkën’ Albinti, atëherë vetëm e forcon Albin.

 “Zonja Osmani e ka kuptuar se nëse dëshiron t’ia qes kleçkën Albinit, vetës ja qet e Albinin veç e forcon. Këtë me së miri e ka kuptuar Vjosa Osmani”, ka thënë Shala në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Duke komentuar takimin e Vjosa Osmanit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, Shala ka thënë se nuk beson që edhe Osmani ka raporte aq të mira më Ramën.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.