Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vala e të nxehtit, merret vendim që të kufizohet orari i punës për këto 3 kategori nga 13 deri më 20 korrik

Gazeta10
12 July 2024 - 17:27

Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizimin e orarit të punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024.

Gratë shtatzëna lirohen nga puna përgjatë kësaj periudhe kohore, derisa në pamundësisë të lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të vendimit, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

Qytetarët me sëmundje kronike përgjatë datave të caktuara nga ministria, punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

Nga data 13 korrik deri më datën 20 korrik, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura përgjatë orarit 11:00 deri në 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 “Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.