Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë: Tri vajza raportojnë vdekjen e nënës, dyshojnë se erdhi nga mos-kujdesi

Gazeta10
15 Korrik 2024 - 10:05

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një gruaje, ku vajzat e saj po dyshojnë se mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia me anë të raportit, ku thuhet se ngjarja ka ndodhru pasditen e së shtunës.

“HETIM I VDEKJES- Prishtinë / 13.07.2024 – 13:00. Tri ankueset femra kosovare kanë paraqitur  rastin e vdekjes së nënës së tyre që dyshojnë se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e mos-kujdesit”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, njofton tutje PK’ja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.