Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Shëtituni ‘Poshtë e përpjetë’ me këngët e bukura të Llochit

Gazeta10
15 July 2024 - 14:29

Nëse gjithmonë jeni ankuar për artistë dhe këngë të njëjta nga ata, simpatizuesit e gjërave ndryshe, kanë diçka ndryshe për të dëgjuar.

Fjala është për Llochin, artistin shqiptar, që ka krejt një tjetër ‘vibe’, sa i përket produksioneve muzikore, qoftë në tekstet që shkruan vet, muzikat që përzgjedh dhe konceptet e klipeve.

Një gjë të tillë, artisti e ka dëshmuar përsëri, me një album që e ka lansuar së fundmi.

‘Poshtë e përpjetë’, quhet ky album me 12 këngë, secila më e bukura se tjetra.

Duke mos dal nga stili i tij, ku dominon metafora, ironia dhe satira, kësaj radhe, Llochi ka treguar edhe anën e tij, të shkruarit tekste me fjalë të bukura dashurie.

Këto këngë që vijnë shumë të ‘lehta’ për vesh, janë pikërisht këngë që i bëjnë më të bukura momentet, sidomos kur dalim ‘poshtë e përpjetë’, ashtu siç quhet edhe vet albumi.

Një detaj tjetër, që bie në sy, janë padyshim edhe klipet, pasi, dihet sa të rëndësishme janë paraqitjet vizuele te një këngë.

Përtej retorikes së klipeve të artistëve tjerë, Llochi nuk ka shkuar me rrymën: Vetura, femra, para e jetë luksoze.

Klipet e Llochit janë të bukura në lokacione, ngjyra dhe mesazh i këngëve që ai ka zgjedhur t’i realizojë.

I gjithë albumi i Llochit është punuar nga Erno and Laë, sa i përket producimit, me video të ‘Titra’, nën regjinë e Genc Terstenes.

Vërtetë fjalët janë shumë karshi kësaj kryevepre të Llochit, që mund ta klikoni më poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.