Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer”, Osmani uron Metsolen për rizgjedhjen në krye të PE

Gazeta10
16 July 2024 - 14:26

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj në këtë post.

Osmani tha se mezi pret që të vazhdojë bashkëpunimin me të për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

“Urime, e dashur Roberta Metsola në rizgjedhjen tuaj si Presidente e Parlamentit Europian. Ndërsa ju vazhdoni të udhëhiqni Shtëpinë e Demokracisë së Europës në këto kohë sfiduese, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dhe të avancojmë rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Osmani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.