
Një grua është gjendur pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan, raporton Gazeta10.
Vdekjen e saj e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Gazeta10
“HETIM I VDEKJES”
Lipjan 16.07.2024-22:38. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”./Gazeta10